Marka gjermane e makinave ‘Audi’ pritet të bashkohet me kompaninë kineze ‘FAW’ për të prodhuar automjete elektrike luksoze.
‘FAW’ është prodhuesi i tretë më i madh i makinave në Kinë dhe numëron limuzinën Hongqi.
Ajo ka bërë përpjekje të fitojë terren në tregun më të madh të makinave elektrike në botë kundër konkurrentëve vendas si Geely dhe SAI, shkruan BBC.
Fabrika e re e ndërmarrjes së përbashkët do të ndërtojë modele plotësisht elektrike të Audisë.
Objekti prej 4.6 miliardë dollarësh është vendosur të hapet në vitin 2024 në Chungchun.