Një filial i dhënies së kredive të vogla në Tiranë është grabitur me armë pak minuta më parë.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e Brrylit në rrugën Bardhyl.
Grabitësi ka kërcënuar punonjësit e institucionit mikro-financiar Kredo.al të cilët janë detyruar të japin paratë.
Pasi ka marrë paratë ai është larguar në këmbë.