Këshilltari i presidentit Meta, Ilir Kulla, ka dhënë mesazhe të koduara pas publikimit të një shkrimi te Shqiptarja.com.
Në shkrimin e medias së Karlo Bolinos është botuar një dokument sipas të cilit Kulla ka dalë në përgjimet e antimafias italiane.
Ky i fundit e sfidon publikisht Bolinon që ta provojë atë që pretendon nëpërmjet shkrimit të publikuar prej tij.
“Kapter Flluskes(perkthejeni iltalisht se e kam nje kat poshte shtepise dhe e njoh prej 22 vitesh), kapter flluska ti e di mire qe po te doja te te takoja Kreun e Antimafias De Raho s do merrja ne telefon as ty kapterri i Flluskave te Rilindjes as kete kapterrin e Katanxarros, por shefat e shefave qe ti kam sjelle Ty tek Bunkeri yt mes Tiranes dhe ti me luteshe ti prezantoja. Jeni kaq qesharake saqe une ju sfidoj publikisht te vertetoni me prokurite ketu dhe pertej detit nese une kam takuar apo kam kerkuar ndonjehere takim me Shefin e Prokurorise Kombetare Antimafia De Raho apo Ju perfqsuesit e perfaqsuesve te Mafias ne Tirane keni takuar apo bere tendera apo ndertime ne Tirane apo diku tjeter me parate e Ndragetes apo Mafias ne Shqiperi. Hapni hetim te plote dhe beni trasparence ne cdo kohe.” – shkruan Kulla në Facebook.