Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi nga Zall Bastari: Rindërtimi çështje me dy standarde, pushteti selektiv me qytetarët


Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, në një takim me banorë të Zall Bastarit ka komentuar edhe procesin e rindërtimit për shtëpitë e dëmtuara nga tërmeti i vitit 2019.

Kryemadhi tha se rindërtimi është kthyer në një çështje me dy standarde. Ajo sqaroi se tjetër standard përdoret me personat e lidhur me pushtetin dhe tjetër me personat pa lidhje dhe mbështetje.

Çështja e tërmetit është kthyer në një çështje me dy standarde. Një standard tjetër është për sa i përket atyre që janë të lidhur me drejtuesin e Njësisë Administrative, Bashkinë apo një strukturë politikë, kur ndërkohë të gjithë qytetarët që në momentin që paguajnë taksa në mënyrë të barabartë, edhe shteti duhet të jetë i barabartë me ta. Ashtu sikurse përzgjedhjen selektive të banorëve të cilët kanë të bëjnë me ndërtimin apo ndihmesën për shkak të rindërtimit, duhet të jemi shumë të kujdesshëm, por edhe t’i evidentojmë, në mënyrë të tillë që ne t’u japim shansin dhe mundësinë të gjithë njerëzve për t’u përfshirë dhe për të marrë atë ndihmë që u takon nga shteti”- tha Kryemadhi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *