Vendosni fjalën kyçe....

Meta: Problemi i pastrimit të parave problem i njohur, institucionet shqiptare të ndjekin hetimet e Italisë


Presidenti Ilir Metaa nga Durrësi ndër të tjera gjatë daljes për mediat ka folur edhe për përgjimet e autoriteteve italiane dhe pastrimin e mundshëm të parave në Shqipëri ku përmendet emri i Kryebashkiakut Erion Veliaj.

Presidenti tha se pastrimi i parave është një problem i njohur dhe kërkoi që veprimet e drejtësisë italiane të ndiqen edhe nga institucionet shqiptare.

Pa asnjë diskutim që problemi i pastrimit të parave është i njohur nga të gjithë dhe i konfirmuar nga shumë institucione ndërkombëtare që bëjnë vlerësimin apo kategorizimin e vendeve të caktuara në këtë drejtim dhe të gjitha çështjet të cilat i referohen zhvillimit më të fundit në Itali dhe të drejtësisë italiane për gjithçka që kanë të bëjnë me Shqipërinë padyshim që duhet të ndiqen menjëherë dhe nga institucionet tona”-tha Meta nga Durrësi ku mori pjesë në fushatën e dhurimit të gjakut nga Myftinia e këtij rrethi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *