Një 42-vjeçar është plagosur me thikë në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në vendit e quajtur ‘Shtëpia e oficerëve.’
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit ndërsa i lënduari është dëmtuar në këmbë, jashtë rrezikut për jetën.
Ajo njofton se ka nisur kërkimin për kapjen e autorit të dyshuar.
“Më datë 23.01.2021, rreth orës 19:25, në vendin e quajtur “Shtëpia e oficerëve”, Vlorë, në një lokal, pas një konflikti të çastit, është goditur me mjet prerës (thikë), shtetasi A. B., 42 vjeç, i cili është dëmtuar lehtë në këmbë, jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ka rrethuar zonën dhe vijon krehja e saj për kapjen e autorit, i cili menjeherë është larguar nga vendngjarja. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.” – thuhet në njoftimin e policisë.