786 raste të reja me Covid-19 janë zbuluar në vend 24 orët e fundit nga 3513 testime të kryera.
Për sa u përket viktimave, shtatë persona kanë humbur jetën në spitalet Covid. Viktimat janë 3 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Fieri, 1 qytetar nga Kuçova, 1 qytetar nga Kruja, të moshave 53- 83 vjeç.
Në katër spitalet covid në Tiranë po kurohen 271 pacientë, nga të cilët 19 janë në terapi intensive me 4 të intubuar.