Vendosni fjalën kyçe....

SPAK nis hetimet për Xhaçkën për tenderat e maskave në Ministrinë e Mbrojtjes


Ish-ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka

Prokuroria e Posaçme Anti-korrupsion ka nisur hetimet për ish-ministren Olta Xhaçka lidhur me një tender për blerjen e 300 mijë maskave mbrojtëse për ushtrinë.

Ky tender është rinegociuar dhe numri i maskave është ulur në 100 mijë. Prandaj për këtë SPAK ka dyshime se ka pasur shkelje të barazisë në tendera apo për korrupsion.

Gazetrja Klodiana Lala për News 24 ka thënë se ish-ministrja e mbrojtjes Olta Xhaçka është pyetur gjatë muajit dhjetor mbi këtë procedurë.

Sipas gazetares qëndrimi i Xhaçkës ka qenë se rinegocimi ka ndodhur pasi që 300 mijë maskat rrezikonin të ngeleshin stok dhe prandaj u rinegociua me kompaninë për të ulur numrin e maskave.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *