Vendosni fjalën kyçe....

Vrau shtetasin grek 28 vite më parë, ekstradohet nga Belgjika 51-vjeçari


Një 51 vjeçar është ekstraduar nga Belgjika për një ngjarje të kryer 28 vite më parë në Greqi.

Muhamet Belba në vitin 1933 ka vrarë një shtetas grek me qëllim grabitjen për një shumë parash që kishte me vete.

Gjykata e Elbasanit e ka dënuar me 22 vjet heqje lirie.

Nga Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet policore në Belgjikë, është bërë ekstradimi nga Belgjika drejt Shqipërisë, i shtetasit shqiptar Muhamet Belba, 51 vjeç.

Ky shtetas është arrestuar nga autoritetet policore në Belgjikë, me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë, në zbatim të urdhër arrestit ndërkombëtar të nxjerrë nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan e ka dënuar këtë shtetas me 22 vjet heqje lirie, për veprën penale “Vjedhje me armë me pasojë vdekjen”.

Shtetasi Muhamet Belba, në datë 17.02.1993, në Greqi, ka vrarë një shtetas grek, me qëllim grabitjen e një shume parash që kishte me vete”-thuhet në njoftimin e policisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *