Vendosni fjalën kyçe....

Aksident i trefishtë në Fushë Krujë, humb jetën një person e plagosen dy të tjerë

Një aksident i rëndë ka ndodhur natën e mbrëmshme në Fushë Krujë ku për pasojë ka ndërruar jetë një person e janë plagosur dy të tjerë.

Mjeti tip ‘Tyoyta’ i drejtuar nga 40-vjeçari me iniciale D.S. është përplasur me mjetin tip ‘Ford’ që drejtohej nga 46-vjeçari me iniciale A.S. dhe me një mjet ‘Audi’ që drjetohej nga shtetasi B.M, i cili ishte në gjenjde të dehur.

Për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i mjetit ‘Ford’, 46-vjeçari me iniciale A.S. ndërsa dy bashkëudhëtaret e tij, 64-vjeçarja D.S. e 68-vjeçarja me iniciale P.S. banuese në Pukë janë në spital.

Policia ka arrestuar drejtuesin e mjetit ‘Toyota’, 40-vjeçarin D.S. dhe drejtuesin e mjetit ‘Audi’, B.M.

Njoftimi

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasit D. S., 40 banues në Krujë dhe B. M., 52 vjeç, banues në Has, pasi më datë 23.01.2021, në orën 22:40, në aksin rrugor Fushë Krujë-Laç, shtetasi D. S., duke drejtuar mjetin tip “Toyota”, është përplasur me mjetin tip “Ford”, me drejtues shtetasin A. S., 46 vjeç, banues në Pukë e më pas me mjetin tip “Audi”, me drejtues shtetasin B. M., i cili drejtonte mjetin në gjëndje të dehur. Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë shoferi i mjetit tip “Ford”, A. S., 46 vjeç dhe ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve pasagjerët në mjet, shtetaset D. S., 64 vjeçe dhe P. S., 68 vjeçe, banuese në Pukë. Grupi hetimor po heton për të për të përcaktuar rrethanat e aksidentit dhe materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor, për veprime të mëtejshme.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *