Vendosni fjalën kyçe....

Aleanca Kuq e Zi thirrje 20 partive të reja: Bashkohemi kundër PS-PD-LSI


Aleanca Kuq e Zi në Shqipëri i ka bërë thirrje forcave demokratike të vendit, vetëm 3 muaj para zgjedhjeve të 25 prillit që të bashkohen në një pol kundër partive të mëdha.

Aleanca ka akuzuar PS-në, PD-në dhe LSI-në si klane mafioze dhe thotë se komunizmi u zëvendësua me neokomunizmin, ku ligjet e demokracisë u zëvendësuan nga praktikat mafioze.

“Te dashur motra e vellezer shqipetare, I dashur Kombi im! Te nderuar njerez te ndershem te ketij vendi! Te nderuara parti patriotike, parti te reja dhe parti establishment, qe kerkoni ndryshimin si: Lëvizja Vetvendosje,Balli Kombëtar, Lëvizja e Legalitetit, Fryma e Re Demokratike, Nisma Thurja,  Lëvizja për Ndryshim, Bindja Demokratike , Levizja demokratike shqiptare, Partia Atdheu, Lëvizja e Re, Partia Ora, Aleanca Demokratike, Partia Konservatore, Partia Emigranteve, Libra, Partia e Pensionistave, Lëvizja Çame dhe kushdo force tjeter progresiste: Aleanca KuqeZi ju fton të bashkohemi si të barabartë mes te barabarteve në një Pol të III, kundër 3 partive që mbajne peng Shqipërinë per 30 vjet. Komunizmi u zevendesua me neokomunizmin ku ligjet e demokracise u zevendesuan nga praktikat mafioze. Te ndodhur perballe tre klaneve mafjoze qe kane ne dore jo vetem te gjitha pushtetet po dhe eksperiencen e pasur deri ne perversitet te shkaterrimit qe ne embrion te çdo perpjekjeje qe cenon interesat e tyre., te gjitheve ne, na del detyra te reagojme”, tha kryetarja e Aleancës Kuqezi, Lumturi Ratkoceri.

Në njoftimin ku i bëjnë thirrje këtyre partive për bashkim, Aleanca KuqeZi ka kritikuar edhe ndryshimet në Kodin e ri zgjedhor.

Sipas Aleancës Kuqezi, këto ndryshme i shërbejnë vetëm tri partive kryesore PD-PS-LSI dhe pengojnë futjen në parlament të forcave të reja me vendosjen e dy pragjeve rajonale dhe kombëtare.

“Sistemi elektoral dhe kodi i ri zgjedhor është shembulli me i qarte i kësaj politike.

  1. Ky sistem elektoral favorizon vetem  PD-PS-LSI. Mekanizmi elektoral, nuk lejon komisioner ne kutite e votimit te asnje partie tjeter perveç PD-PS-LSI.
  2. Ndryshimet kushtetuese kushtëzojnë (ne fakt pengojne) futjen në parlament te forcave te reja nepermjet vendosjes se dy pragjeve rajonale dhe kombetare.
  3. Pengesat dhe barrierat finaciare, ligjore, mediatike dhe politike nuk lejojnë një garë të ndershme dhe konkuruese për partitë e tjera kundër PD-PS-LSI.

Ne keto kushte, Aleanca KuqeZi mendon se e vetmja zgjidhje eshte formimi i nje Poli te Trete si nje bashkim i forcave progresiste kunder mafies tripartiake! Ndaj AK, i fton të gjitha partitë të bashkohen me një listë të përbashkët mbi një marrveshje të noterizuar zyrtarisht për lista të hapura kandidatësh me qëllim konkurimin e ndershem dhe fitoren.Monopoli dhe establishmenti thyhen vetēm nëse garojmë të bashkuar. Jemi e vetmja shprese per miliona shqiptare te pakenaqur nga mafia ne pushtetin e ketyre 30 viteve! Ne e kemi per detyre ti pergjigjemi nevojes se tyre!”, shprehet Aleanca.

Më tej, thuhet se po të garojnë veç e veç këto parti do të asgjësohen, por nëse kandidojnë në një listë të përbashkët kanë një shpresë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *