Vendosni fjalën kyçe....

BE: Do t’i bëjmë kompanitë e vaksinave të respektojnë kontratat e furnizimit


Bashkimi Evropian do të detyrojë kompanitë farmaceutike të respektojnë kontratat që ata kanë nënshkruar për furnizimin e vaksinave COVID-19. Të paktën kështu ka deklaruar këtë të dielë presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel.

“Pfizer” javën e kaluar tha se po ngadalësonte përkohësisht furnizimet në Evropë për të bërë ndryshime që do të rrisnin prodhimin. Të premten, AstraZeneca gjithashtu tha që dërgesat fillestare në rajon do të bien për shkak të një problemi të prodhimit.

“Ne planifikojmë t’i bëjmë kompanitë farmaceutike të respektojnë kontratat që ata kanë nënshkruar… duke përdorur mjetet ligjore në dispozicionin tonë.”– tha Michel në radion Evropa 1, citon Reuters.

Ai nuk përmendi sanksione, por tha se BE-ja do të insistojë në transparencën në lidhje me arsyet e vonesave.

Michel tha se pas paralajmërimeve të para të Pfizer-it për vonesat prej disa javësh, BE-ja kishte arritur të zvogëlojë këto vonesa duke mbajtur një qëndrim të ashpër.

“Ne goditëm grushtin në tavolinë dhe në fund njoftuam shndërrimin e vonesave prej disa javësh në një ngadalësim të dërgesave.”– tha ai.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *