Vendosni fjalën kyçe....

Bledi Çuçi: Skuadrës së PS-së iu bashkua dhe Ediola Braha, la LSI-në


Një tjetër zyrtare e larguar nga LSI-ja i është bashkuar Partisë Socialiste. Bëhet fjalë për deputeten Ediola Braha, e cila u fut në Kuvend nga listat e LSI-së pas braktisjes së parlamentit nga opozita e bashkuar. Ajo mori vendin e lënë bosh nga Vangjel Tavo.

Lajmin e ka bërë të ditur ministri Bledi Çuçi, i cili ka publikuar dhe disa foto nga takimi i socialistëve në Tepelenë.

“Skuadrës fantastike të Partisë Socialiste në Tepelenë iu bashkua edhe deputetja e LSI-së, Ediola Braha. S’ka më asnjë dyshim se partia që kryetari i opozitës e ka quajtur ‘SHPK-ja e tregtarit të Venedikut’, po shkon drejt shkërmoqjes totale dhe më 25 prill do të marrë goditjen finale. Angazhimi me LSI-në dhe vota për këtë parti është një mundësi e çuar dëm. Kaq gjë shqiptarët e kanë të qartë dhe do ta dëshmojnë me votë. Partia Socialiste është e vetmja e mirë që ka sot politika shqiptare. Në këto zgjedhje nuk diskutohet thjesht mandati jonë i tretë, por jemi në një betejë mes të ardhmes dhe të shkuarës. Ata janë e shkuara e rrëmujës dhe e rrënimit që nuk meritojnë më besim.”– shkruan Çuçi.

Më parë deputetja Ediola Braha ka qenë kryetare e LSI-së në Tepelenë, dhe deputete në këtë qytet. Kjo lëvizje e Brahës vjen në një kohë kur nga LSI-ja janë larguar Nasip Naço, Gledion Rehovica, si dhe Aleksandër Lipivani. Të gjithë i janë bashkuar PS-së.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *