Vendosni fjalën kyçe....

“Gënjeshtar dy metra nuk ka!”/ Pse nuk shkon ta inagurojë Rama inceneratorin e Fierit?


Prej muajsh CNA.al ka publikuar me detaje një dosje të plotë investigative, në lidhje me koncesionin e inceneratorëve në Shqipëri.

Një debat i gjatë u bë, CNA e denoncoi, u raportua dhe në media të tjera. Në shtator fillojë dhe një debat i fortë nga opozita.

Në Elbasan bëhet fjalë për një incenerator problematik pasi ende nuk është marrë në dorëzim nga bashkia, edhe për atë u tha që do bëhej shpejt, por serish nuk është zgjidhur.

Ndërsa ai i Fierit, duhet të kishte përfunduar që në dhjetor. Të paktën kështu ka deklaruar kryeministri Rama më 15 tetor të vitit të kaluar në emisionin “Opinion”.

“Nuk ka mbaruar investimi, por në dhjetor do të vini të shikoni që do fillojë puna. Fieri përfundon në dhjetor, në Fier ka pasur një vit e gjysmë vonesë për shkak të palës tonë sepse ishin protestat, ishin votimet. Po ashtu edhe Elbasani, ka prodhuar energji që prej vitit 2017. E përdor për nevojat e veta energjinë, nuk ka marrë asnjë qindarkë sepse autriteti rregullator nuk i jep çmimin dhe energjia e përfituar është në sahat. Unë nuk gënjej, them vetëm të vërteta. Hajdut dy metra dhe gënjeshtar dy metra nuk ka, ta harrosh!”, deklaroi Rama asokohe. (Shiko videon ketu).

Por tashmë kanë kaluar më shumë se tre muaj! Nuk shkojë ta inaguronte as më 1 dhjetor! As më 10 dhe as me 20 dhjetor. Por nuk shkoj as në janar! Kur do e inagurojë Rama këtë incenerator?

Se mirë ai i Tiranës që s’ka filluar të ndërtohet, vetëm landfilli po punon. Se atë të Elbasanit, mirë po keq, u ngrit një ‘kafaz llamarinash’ atje, janë dhënë dhe disa justifikime dhe u prodhua dhe një sasi energjie. Po i pranojmë të gjitha gënjeshtrat edhe pse çdo gënjeshtër vlen jo pak por 22 milion euro!

Po Në Fier ku pretendohet se janë 28 milion euro investim?! Qeveria ka paguar një thes me para, pa u ndërtuar ende. Ka dhe një detaj tjetër, është fakti që tani bashkia e Fierit po bën tenderin për të blerë kamionat, për të hequr plehrat nga zona e grumbullimit dhe për ti çuar tek inceneratori.

Sot pas kaq muajsh, ku është inceneratori! Do na e tregojë Edi Rama? Apo do bëjmë video me 3D siç bëmë me atë të Elbasanit!

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e CNA


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *