Vendosni fjalën kyçe....

Gjendet i vdekur ish-ministri grek


Sifis Valyrakis, një ish-ministër në Greqi u gjet i vdekur në det të dielën mbrëma, ka njoftuar Roja Bregdetare. Ai ishte 77 vjeç.

Valyrakis kishte lundruar me mjetin e tij në mesditë në brigjet e ishullit Evia në Greqinë qendrore, ku familja e tij ka një shtëpi pushimi. Gruaja e tij lajmëroi autoritetet për mungesën e tij. Barka e tij u gjet pasdite pa të dhe trupi i tij u gjet pak më vonë, njoftoi Roja Bregdetare.

Kushtet në det ishin ‘të mira’, tha një zëdhënëse e Rojet Bregdetare për Associated Press, duke shtuar se shkaku i vdekjes nuk mund të jepet ende.

Valyrakis ishte Ministër i Rendit Publik, i ngarkuar me sigurinë dhe shërbimet e inteligjencës, nga marsi 1995 deri në janar 1996. Më herët, në vitet 1980 dhe 1990, ai ishte zv. ministër i Rendit Publik (1988-89 dhe 1994-95), ministër i Sporteve ( 1985-88) dhe zv. ministër i Transportit (1981-84) në qeveritë socialiste të Andreas Papandreou.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *