Vendosni fjalën kyçe....

“Jetojmë si në mesjetë”- Jorida Tabaku me banorët në Zall Herr


Ish-deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku, ka shkuar sot në Zall Herr ku ka biseduar me banorët atje për shqetësimet e tyre.

Banorët e kësaj njësie administrative, vetëm pak kilometra larg nga Tirana ankohen për mungesë të infrastrukturës.

Ata ankohen se janë lënë pa rrugë, pa asnjë investim e pa ujë dhe drita për 500 familjet që jetojnë në këtë zonë. Një prej tyre shprehet se jetojnë si në mesjetë.

“Çfarë do shqiptari? Investim, rrugë, nuk po kërkoj as shtëpi, asgjë, më trajto si njeri jo si kafshë. Para një jave erdhi kryeministri më tha e ke kafen e paguar, nuk ia dua kafen. Unë dua investim, jo vetëm personal, poe dua për të gjithë fshatin. Në Priskë ne nuk kemi drita, jetojmë si në mesjetë. Me 31 dhjetor ika të marr një kandil me vaj se s’kishim drita në fshat.”, tha një prej banorëve.

Një tjetër banor thotë se fshati Pinar, njësia administrative Zall Herr nuk ka ujë të pijshëm.

“Nuk kemi as ujë për vaditje. Është vend bujqësor dhe blegtoral. Janë rritur dritat, uji, ushqimet, taksat”, tha ai.

Ish-deputetja Tabaku e cila ishte pranë banorëve akuzoi qeverisjen e kryeministrit Edi Rama, duke thënë se ai i ka gënjyer qytetarët me një thes miell dhe një kafe dhe nuk bën asnjë investim.

“Ata nuk dinë të investojnë, as të bëjnë shkolla, as të bëjnë rrugë, shkollën që ishte e mbyllën. Ata dinë vetëm të rrisin taksa dhe të gënjejnë. Nuk është modeli që do Shqipëria, nuk është ky modeli që duan qytetarët.”, vazhdon Tabaku.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *