Vendosni fjalën kyçe....

Komentuesit “masakrojnë” ambasadën ruse pas kritikave ndaj Ramush Haradinajt


Pas reagimit të ashpër ndaj ish-kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj, faqja e Ambasadës Ruse në Tiranë në Facebook, ka marrë një lumë komentesh nga shqiptarët.

Shqiptarët e kritikojnë ambasadën që e quan Kosovën një “pseudoshtet”, ndërsa i përmendin asaj Krimenë dhe referendumin e mbajtur në vitin 2014 për bashkimin e saj me Rusinë, që solli një konflikt ushtarak mes saj dhe Ukrainës.

Komentuesit kujtojnë se Kosova është një shtet i pavarur që njihet nga më shumë se gjysma e shteteve në botë, krejt ndryshe nga Krimea. Ambasada ruse në të rrallë merrte maksimumi deri në 30-50 komente më parë, por pas zhvillimeve të fundit me përplasjet për diplomatin e dëbuar nga Shqipëria pati rritje në komente. Por më shumë vëmendjen e shqiptarëve e ka tërhequr pikërisht ky postim për Haradinajn që ka shkuar gati në 200 komente, të gjitha kritikuese.

E gjithë kjo nisi pas komenteve të Ramush Haradinajt i cili shprehej se do të kërkonte një referendum për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë. Të tjerë kërkojnë largimin e ambasadorit rus Mikhail Afanasiev dhe stafit të tij nga Shqipëria.

 

Por Ambasada Ruse e ka kritikuar duke e konsideruar qëndrimin e Haradinajt si provokim që implikon ideologjinë e “Shqipërisë së Madhe”.

Sipas Ambasadës kjo ideologji ka përparuar gjithnjë e më shumë në rajon dhe kërcënon integritetin e shteteve të Ballkanit.

KOMENTET:


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *