Është identifikuar personi që u qëllua për vdekje mbrëmjen e sotme në Durrës. Ai është 32-vjeçari Jetmir Bregu, ndërsa shkaqet e ngjarjes së rëndë nuk dihen ende.
Mësohet se ai është qëlluar me breshëri ndërsa humbi jetën më pas në spital.
Autori i dyshuar i vrasjes është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes duke përfituar nga errësira dhe shiu që ka përfshirë qytetin bregdetar.
Në njoftimin e policisë thuhet se Bregu është qëlluar pas një konflikti të çastit dhe fillimisht është plagosur duke humbur jetën në spital.