Vendosni fjalën kyçe....

Polarizimi i skajshëm i medieve në Tiranë- Cilat u fshehën pas deklaratave politike për përgjimet e Ndranghetës


Dy ditë më parë, në Shqipëri nisën të publikohen transkriptet e para të një dosjeje masive të antimafias italiane. Në këtë dosje prej rreth 1600 faqesh, flitet edhe për lidhjes me klanit mafioz italian Ndrangheta, disa biznesmenëve e politikanëve italianë si dhe biznesmenit shqiptar Nik (Besnik Halili).

Ky i fundit, siç del nga përgjimet pretendohet se ka shërbyer si ndërmjetës mes grupit të italianëve dhe kryeministrit shqiptar, kreut të bashkisë së Tiranës e ministrave të qeverisë.

Përgjimet e para u transkriptuan nga Ora News, që kishte siguruar materialet e antimafias italiane e më pas nisën të shpërndahen edhe në pak media të tjera.

Po cila ishte rrjedha e publikimeve në Shqipëri dhe si u sollën mediat në vend lidhur me këto përgjime?

Pjesa dërrmuese e mediave në vend nuk kanë publikuar asgjë nga përgjimet e dosjes së antimafias italiane. Ato kanë publikuar vetëm reagimet politike të ndërsjella, akuzat e kundërakuzat mes palëve politike në vend, por jo përgjimet e transkriptuara ku përmenden biznesmeni shqiptar e roli i tij në ndërmjetësimin me qeveritarët në Shqipëri për t’i mundësuar grupit të italianëve leje ndërtimi në Tiranë, tendera pa garë në disa sektorë, koncesione etj.

Këtu mund të përmendim Top-Channel, TV Klan, Vizion plus, ABC News, Euronews, Balkanweb, Panorama etj.

Shqiptarja e Tema kanë raportuar përveç reagimeve politike edhe lajmin ku shfaqet emri i eurodeputetit italiane Lorenzo Cesa si dhe një dokument ku del emri i këshilltarit të presidentit Ilir Meta, Ilir Kulla, por jo transkriptet ku del emri i biznesmenit shqiptar Nik apo aty ku përmenden ndërmjetësimi i tij për të marrë leje ndërtimi në Tiranë apo tendera në disa sektorë në Shqipëri.

Mediat e vetme që kanë raportuar transkriptimet kryesore të përgjimeve të antimafias italiane ku shfaqet roli i ‘Nikut’ e lidhjet e tij në Shqipëri janë Ora News, që e nisi e para serinë e publikimeve dhe Syri.net.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *