Vendosni fjalën kyçe....

Qytetari kërcënon Bashën me padi: Përdori fëmijët e mi për politikë, më ktheu dhimbjen e para tre viteve


Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video, përmes së cilës përpiqet të demaskojë kryedemokratin Lulzim Basha lidhur me një video të publikuar nga ky i fundit pak ditë më parë.

Në videon e publikuar nga Rama paraqitet një qytetar, i cili shprehet se do të padisë Lulzim Bashën, pasi ky i fundit ka shpërndarë një video të tijën të tre viteve më parë kur ishte në gjendje shumë të vështirë ekonomike.

Bëhet fjalë për një video të cilën pak ditë më parë e publikoi Basha, për të treguar mjerimin dhe varfërinë ekstreme që sipas tij i ka çuar shqiptarët qeverisja e Ramës.

Qytetari në video shprehej se nuk kishte para as për të blerë librat e fëmijëve të tij.

Mirëpo këto pamje ishin të vjetra dhe familja ishte ndihmuar nga fondacioni i Elvis Naçit dhe të tjerë njerëz që ishin prekur nga historia.

Agim Qosja shprehet se videoja e shpërndarë nga Basha i kishte kthyer atij dhimbjen e së shkuarës që ishte munduar ta hidhte pas krahëve.

“Jam ndier shumë keq dhe më kanë kthyer edhe njëherë dhimbjen dhe trishtimin. Unë nuk doja t’i shikoja më. Përdorin një video timen dhe të dy fëmijëve të mi që për mua janë pothuajse jetime dhe këta i përdorin për punë politike.

Si mund të bëhet kryeministër një person që merret me dy fëmijë jetimë?!

 Unë kshu e mendoj për vete. Unë këtë gjë për vete do ta ndjek edhe në rrugë ligjore. Nuk e di se sa do më jepet mundësia, por këtë gjë do ta ndjek edhe në rrugë ligjore.

Kjo nuk është gjendja ime reale. Që kur më kanë rikonstruktuar shtëpinë zoti Elvis Naçi dhe Iliri që më ka ndihmuar shumë, jeta ime ka ndryshuar. Kam gjetur një punë tjetër më të mirë.

Më kanë ndihmuar shumë edhe më mbrapa që më kanë rregulluar shtëpinë. Më kanë ndihmuar edhe nga Komuna. Edhe jam më mirë, edhe vetë jam në punë. Pothuajse bëj një jetë normale. Nuk është politikan në radhë të parë një njeri që merret me jetimë, fëmijë dhe video të së kaluarës. Të bëhet kryeministër një njeri si ky, me këto që po më bëjnë mua imagjino çmund të bëhet me të tjerë. Jam ndier shumë keq dhe as nuk dija gjë, vetëm kur më thotë një shok.”– tregon zoti Qosja.

Babai i dy fëmijëve shprehet se kjo video ka ndikuar keq dhe tek fëmijët e tij të cilët tanimë janë më të rritur dhe nuk duan që shokët e shoqet e shkollës t’i shohin me sy tjetër.

Në videon e “ERTV”-së shfaqet edhe hoxhë Ilir Selba, koleg i Elvis Naçit i cili shprehet se familja Qosja i ka kaluar këto vështirësi.

Ai shprehet ashpër ndaj Bashës, duke pyetur se si pretendon të vijë në pushtet kur që në fillim e nis me mashtrime.

“Normalisht atij i ka interesuar që t’ja shesë shqiptarëve këtë filmim të viteve të shkuara por unë dua të theksoj vetëm diçka, që të hedhësh poshtë punën e një fondacioni të mrekullueshëm siç është ‘Shqiptarët për Shqiptarët’, punën e mrekullueshme të njerëzve që rrinë në terren çdo ditë, një ekip i mrekullueshëm, për shkak të bërjes politike me këto filmime që nuk janë ekskluzivitet i atyre. Po e shihni me sytë tuaj që kjo familje i ka kaluar këto vështirësi.

Kështu që kur sheh këto pamje, me të vërtetë është fjala e zotit Agimi i cili tha se si mund të bëhet një njeri primar i shtetit, kur ai abuzon që në nisje të kësaj pune me mashtrime.”- tha hoxhë Selba.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *