Vendosni fjalën kyçe....

Shpëtohen 11 minatorët në Kinë, kishin mbetur të bllokuar prej 2 javësh nëntokë pas shpërthimit të fuqishëm


Nxirren nga miniera e arit ku ishin bllokuar prej dy javësh, njëmbëdhjetë punëtorët në Kinë.

Transmetuesi shtetëror CCTV tregoi pamjet e minatorëve që tërhiqeshin një nga një në shporta, dhe me sytë e mbyllur për t’i mbrojtur ata pas kaq shumë ditësh në errësirë.

Siç shkruan Al Jazeera, një punëtor u raportua të ketë vdekur nga një plagë në kokë pas shpërthimit të 10 janarit në minierën e arit që ndodhet në provicën Shandong. Shpërthimi la 22 të bllokuar rreth 600 metra në thellësi të tokës. Miniera ishte ende në ndërtim e sipër.

Fati i 10 të tjerëve që ishin në atë kohë në minierë nuk dihet ende. Autoritetet kanë ndaluar menaxherët e minierës, për shkak se janë vonuar të raportojnë aksidentin.

“China Daily” tha në faqen e saj të internetit se shtatë nga punëtorët e shpëtuar ishin në gjendje të ecnin vetë në ambulanca.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *