Tjetër aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e sotme në vend. Ngjarja e rënë ka ndodhur në rrugën Pogradec-Korçë pranë fshatit Buçimas.
Një mjet ka përplasur një këmbësor i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme e pas kësaj është larguar nga vendi i ngjarjes.
Pak orë më parë, një person humbi jetën në Fushë Krujë pas një aksidenti ku u përfshinë tre mjete.
Po kështu një ambulancë që po transportonte një të sëmurë u përplas me një mjet tjetër pranë Rrogozhinës, ku u plagosën katër persona, dy në gjendje më të rëndë.