Vendosni fjalën kyçe....

Trupat e Gardës e kaluan natën në parking, Biden u kërkon falje


Fotografitë e punonjësve të Gardës Amerikane bënë xhiron e medieve sociale gjatë javës.

Më shumë se 25,000 trupa u vendosën në Uashington për inaugurimin e Joe Bidenit, pas dhunës në Kapitol në fillim të këtij muaji.

Presidenti i ri amerikan Joe Biden ka kërkuar falje që disa anëtarë të Gardës Kombëtare të vendosur në Kapitol për inaugurimin ishin fotografuar duke fjetur në një park makinash.

BBC shkruan se pas fotove virale, Biden thirri shefin e Byrosë Kombëtare të Gardës të premten për të kërkuar falje dhe për të pyetur se çfarë mund të bëhet.

Zonja e Parë Jill Biden vizitoi gjithashtu disa nga trupat për t’i falënderuar ata personalisht, duke u dërguar biskota nga Shtëpia e Bardhë si një dhuratë.

“Thjesht doja të vija sot për t’ju thënë faleminderit të gjithëve që më mbajtët të sigurt mua dhe familjen time.“- tha ajo.

Fotografitë që tregonin qindra trupa në një garazh parkimi u bënë virale të enjten dhe shkaktuan zemërim mes qytetarëve e politikanëve.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *