Vendosni fjalën kyçe....

Turqia e Greqia kthehen në tavolinën e bisedimeve pas pesë vitesh “ngricë”


Pas një ndërprerjeje pesë-vjeçare, Turqia e Greqia do të fillojnë një raund të ri bisedimesh në Stamboll të hënën për të adresuar çështje në lidhje me Egjeun dhe Mesdheun Lindor.

Më 11 janar, ministri i Jashtëm turk, Mevlut Çavusoglu, ftoi Greqinë të rinisë bisedimet ndërsa nëntë ditë më vonë, në 20 janar, kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis tha se vendi i tij do të bashkohej me bisedimet me ‘optimizëm dhe besim’.

Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel mirëpriti zhvillimin, sipas një deklarate pas takimit të tij me Cavusoglu në Bruksel më 22 janar.

Bisedimet midis Turqisë dhe Greqisë, lidhur me mosmarrëveshjet mes tyre në Egje e Mesdheun Lindor kanë nisur në vitin 2002.

Pas raundit të 60-të të bisedimeve në mars 2016, Athina pezulloi takimet.

Bisedimet dypalëshe vazhduan në formën e konsultave politike, por nuk u kthyen në kornizën e mëparshme.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *