Ish-Kryeprokurori Adriatik Llalla ka kundërshtuar vendimin e Apelit të GJKKO-së për rikthimin e sekuestrove të pasurive të tij.
Llalla mësohet se është drejtuar me rekurs në Gjykatën e Lartë për të kundërshtuar vendimin e fundit të Apelit të GJKKO-së që riktheu sekuestron e pasurive. Bëhet fjalë për një apartament në Durrës dhe 4 sipërfaqe toke në kryeqytet të cilat janë vendosur nën sekuestro.
Ish-Prokurori i Përgjithshëm akuzohet për ‘mosdeklarim të pasurisë’ në kufi.
Akuza lidhet me mosdeklarimin e një shume në Gjermani që Lalla e ka përdorur për shkollimin e vajzës së tij. Këto para Llalla pretendon se i ka marrë borxh nga një mik.