Nesër në mëngjes Kryeministri Conte do të ngjitet në Quirinale për të dhënë dorëheqjen. Së pari, rreth orës 9, do të ketë një konferencë në të cilën Kryeministri do të komunikojë hapin prapa shkruan Tg24.
Kjo vjen pasi partia e Matteo Renzi u tërhoq nga koalicioni për shkak të mosmarrëveshjeve rreth mënyrës së shpenzimit të parave të fondit të rimëkëmbjes nga situata e krijuar prej COVID-19.
Sipas deklaratës së bërë nga zyra e tij, Conte do t’u tregojë ministrave të martën në mëngjes për qëllimin e tij për t’i ofruar dorëheqjen presidentit të Italisë, Sergio Matterella.
Media italiane thotë se Conte shpreson të marrë një mandat për të formuar një qeveri të re.