Vendosni fjalën kyçe....

Gallata Video/ Veliaj u shmanget gazetarëve nga frika e pyetjeve për Ndraghetën, por harron biçikletën tek selia e PS


Edhe Rama edhe Veliaj e kanë kyçur gojën dhe nuk pranojnë të flasin për skandalin e përgjimeve të antimafias italiane nga frika se po u prononcuan para kohe, dosja ende e pazbardhur mund t’iu hapë problem.

Ata kanë refuzuar t’u përgjigjen sot gazetarëve që qëndronin tek hyrja e selisë së PS.

Por nëse kryeministri është larguar duke belbëzur vetëm “çfarë pyetje keni? – ndaj një kërkese të Muhamed Veliut, Erion Veliaj, si gjithmonë ka ditur të jetë më qesharak.

Ai ka vajtur në selinë e PS-së me biçikletë, por nga frika se duhet të japë një prononcim për gazetarët, kur ka dalë ka zgjedhur derën e pasme.

Biçikletën thjesht e ka harruar tek dera e PS-së. Dhe sikurse ka publikuar më pas në facebook gazetarja Ambrozia Meta, që gjendej aty, biçikletën e braktisur  është kujtuar ta marrë më pas një punonjës i bashkisë.

Gjithsesi deri më tani kryebashkiaku ia ka arritur t’u shpëtojë mikrofonave për skandalin e 20% të lejeve të Ndraghetës.

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Lapsi.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *