Një person është gjetur i pajetë në Devoll.
Ai është gjetur në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Grapsh në një përrua nga banorët e zonës.
Sipas policisë dyshohet se personi në fjalë mund të jetë emigrant i paligjshëm dhe mund të ketë humbur në mënyrë aksidentale.
Njoftimi
“Më datë 25.01.2021, rreth orës 10:20, në fshatin Grapsh, Devoll, në një përrua, është gjetur pa shenja jete nga banorët e zonës, një shtetas ende i paidentifikuar, i cili nga të dhënat e para dyshohet se mund të jetë emigrant i paligjshëm. Nga këqyrja paraprake e trupit të tij, nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se ky shtetas mund të ketë gjetur vdekjen për shkaqe aksidentale. Trupi i pajetë do të dërgohet drejt morgut, ku pritet përgjigjja e ekspertizës mjekoligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes. Grupi hetimor, po punon për të identifikuar viktimën si dhe për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.”