Vendosni fjalën kyçe....

Gjendet një person i pajetë në Devoll, dyshohet se është emigrant i paligjshëm


Foto ilustruese

Gjendet një person i pajetë në fshatin Grapsh të Devollit. Paraprakisht besohet se viktima mund të jetë një emigrant i paligjshëm.

Në trupin e të ndjerit nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se vdekja mund të ketë ardhur për shkaqe aksidentale.

“Më datë 25.01.2021, rreth orës 10:20, në fshatin Grapsh, Devoll, në një përrua, është gjetur pa shenja jete nga banorët e zonës, një shtetas ende i paidentifikuar, i cili nga të dhënat e para dyshohet se mund të jetë emigrant i paligjshëm.

Nga kqyrja paraprake e trupit të tij, nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se ky shtetas mund të ketë gjetur vdekjen për shkaqe aksidentale.”- thotë policia.

Trupi i pajetë do të dërgohet drejt morgut, ku pritet përgjigjja e ekspertizës mjekoligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes. Policia thotë se po heton për të identifikuar viktimën si dhe për të zbardhur rrethanat e vdekjes së tij.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *