Nëntë persona kanë humbur jetën 24 orët e fundit në vend lidhur me pandeminë Covid-19.
Viktimat janë 3 qytetarë nga Tirana, 2 qytetare nga Durrësi, 2 qytetarë nga Librazhdi, 1 qytetar nga Kurbini dhe 1 qytetar nga Lushnja të moshave 29-84-vjeç.
Për sa u përket rasteve të reja, nga 1918 testime të kryera janë gjetur 538 raste pozitive.
Në katër spitalet covid në Tiranë janë shtruar 282 pacientë, nga të cilët 19 janë në terapi intensive me 4 pacientë të intubuar.