Një kishë në lindje të Los Anxhelosit, SHBA, që kishte marrë namin e një kishe që përdorte gjuhë urrejtjeje ndaj komunitetit LGBTQ është djegur natën e mbrëmshme.
Megjithatë autoritetet thanë se për sulmin ka përgjegjësi vetë kisha për gjuhën që përdor ndaj komunitetit LGBTQ.
Mbikëqyrësja e Qarkut të Los Anxhelos, Hilda Solis, vuri në dukje se ‘dhuna nuk është kurrë përgjigjja, madje edhe si përgjigje e gjuhës së urrejtjes’, por plani i saj i veprimit pas bombardimit të së shtunës në Kishën Baptiste në El Monte ishte që të bënte thirrje për udhëheqësit e komunitetit që të bashkoheshin e të adresonin çështjet e urrejtjes.
FBI-ja po heton sulmin, në të cilin me sa duket një pajisje shpërthyese u hodh në kishë duke i vënë flakën.