Një punonjës i Bashkisë Korçë ka rënë nga vinçi gjatë kohës kur ishte duke punuar për të hequr zbukurimet në qytet.
Dyshohet se shkak për rrëzimin e punonjësit të ketë qenë pakujdesia dukë rrëshkitur. Nga rrëzimi punonjësi ka marrë dëmtime në trup.
Pas aksidentit punonjësi është dërguar në spitalin e Korçës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Në ndërkohë policia ka nisur hetimet për ngjarjen.