Vendosni fjalën kyçe....

Kishte dalë për peshkim, dy skenarët që po ndjek policia për vdekjen e ish-ministrit grek


Detaje të reja zbulohen nga vdekja e ish-ministrit grek Sifi Valyrakis. Gazeta greke Protothema shkruan se 78-vjeçari kishte dalë për peshkim me varkë në fundjavë.

Autoritetet portuale po shqyrtojnë dy skenarë për vdekjen e Valyrakis, i cili u gjet i vdekur në zonën e detit jashtë Eretria-s.

Trupi i 78-vjeçarit, u gjet i goditur në kokë nga një helikë dhe me një gisht të prerë të dorës së majtë.

Rojet Bregdetare besojnë se Sifis Valyrakis ra nga varka ndërsa ishte në lëvizje, pasi mjeti u gjet në bregun e ishullit me motor në lëvizje.

Ekzistojnë dy mundësi që autoritetet po hetojnë: Ose Valyrakis rrëshqiti, ra nga barka dhe u godit nga helika e saj. Ose varka e tij u përplas me një varkë tjetër dhe ai ra në ujë për shkak të përplasjes.

Trupi i 78-vjeçarit u gjet në shkëmbinjtë e një ishulli të vogël në zonën e quajtur “Pezonisi” ose “Ishulli i ëndrrave”. Ai kishte veshur një kostum zhytjeje dhe ndodhej rreth një milje larg anijes së tij.

Nuk dihet nëse trupi i tij u mor nga rrymat e forta në zonë apo notoi ashtu i plagosur deri atje.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *