Vendosni fjalën kyçe....

Krisjet në minarenë e Xhamisë së Ethem Beut, Dollani: Nuk janë çarje të shkaktuara nga ndërtimet, dukuri që ndodhin në gjithë botën


Krisjet në minarenë e Xhamisë së E’them Beut në Tiranë, objekt monument kulture, kanë shkaktuar debat, akuza dhe shqetësime.

Shqetësimet dhe akuzat vijnë edhe për shkak se pranë saj po ndërtohet një objekt shumëkatësh.

Fillimisht Instituti i Trashëgimisë Kulturore nuk ka pranuar çarjet në minarenë e Xhamisë.

Por nga ana tjetër studiuesi Roald Hysi, përfaqësuesi i Forumit Mysliman të Shqipërisë i cili dy ditë më parë ka qenë në brendësi të minares së xhamisë ka hedhur poshtë deklaratat e drejtueses së Dollanit.

Ishim brenda minares dhe kemi kontrolluar minaren nga fillimi deri në fund, problemi më i madh është te sherefeja sipër ku del në ballkon. Pjesa e poshtme është komplet në formë rrethore e plasaritur. Ajo mund të rrezikojë në një moment që një tërmet të bjeri mund të rrezikohet sepse nuk ka garanci ajo punë, ajo që ka lëvizur ka lëvizur. Çarja është 3-4 milimetra”-deklaroi ai.

Por më vonë Drejtoresha e Institutit të Trashëgimisë Kulturore Arta Dollani ka dhënë një tjetër version duke thënë se shenja e publikuar nuk është çarje por krisje.

Nuk janë çarje, janë krisje të fugave ku bashkohen gurën te pjesa e llaçit, janë dukuri që ndodhin në të gjithë botën”-deklaroi Dollani për Fax News.

Ndërsa e pyetur në një intervistë për News 24 nëse ndërtimet afër xhamisë ndikojnë në këto krisje, siç ka bërë tërmeti, Dollani tha “Nuk kanë asnjë ndikim absolutisht”.

Ajo tha se pas restaurimit objekti do jetë i sigurt.

Sipas Dollanit, mediat nuk mund të aksesojnë në zonën e xhamisë për të xhiruar, duke qenë se punimet bëhen jashtë ndaj ka një perimetër sigurie që duhet respektuar. Restaurimet në objekt kanë nisur tri vite më parë, dhe kanë përfshirë elemente të jashtme e të brendshme, që nga çatia deri te pikturat murale.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *