Reshjet e dendura të shiut mbrëmjen e kaluar, kanë rikthyer për herë të tretë brenda muajit përmbytjet në zonën e Fushë-Krujës.
Lumi Ishëm ka dalë nga shtrati duke mbuluar dhjetëra hektarë tokë dhe duke rrethuar disa shtëpi në fshatrat Murqinë, Mallkuç dhe Bilaj.
Niveli i uji këtë radhë është më i lartë se i dy javëve më parë, ku u raportuan përmbytje të mëdha në pjesën veriore dhe ultërsirën perëndimore të vendit.