Vendosni fjalën kyçe....

Monika Kryemadhi: Do mbështesim me 1 mijë dollarë çdo bebe


Gjatë prezantimit të programit të LSI-së, drejtuesja e kësaj force politike Monika Kryemadhi premtoi se do të mbështesë me 1 mijë dollarë çdo bebe të porsalindur.

“Mbështetja për familjen është një nga çështjet tona kryesore. Kjo ka të bëjë me programin nga bebja në bebe. Për çdo fëmijë që lind, ne do të i ofrojmë një garanci prej 1 mijë dollarësh dhe në momentin që ky fëmijë do të ketë mundësinë të krijojë familjen e tij e të bëhet me fëmijë, pas 25-30 vitesh, ai do të ketë rreth 25 mijë dollarë që të ndihmojë dhe krijojë familjen e tij.”– deklaroi kryetarja e LSI-së ndërsa prezantonte programin e forcës së saj politike, 3 muaj përpara zgjedhjeve.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *