Vendosni fjalën kyçe....

Moti i keq/ ARRSH jep informacion mbi gjendjen e rrugëve: Në Dardhë të përdoren zinxhirë


Reshjet e dendura të mbrëmjes së kaluar, kanë sjellë një sërë problemesh me qarkullimin dhe përmbytje mëngjesin e sotëm.

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka dhënë informacione mbi gjendjen e rrugëve në vend gjatë ditës së sotme.

Në njoftimin e ARRSH-së thuhet se qarkullimi tani vijon normalisht në të gjitha akset kombëtare.

Megjithatë sot ka patur rënie materialesh në akset Librazhd-Elbasan, në kilometrin 107 Kalimash, Shkopet-Ulëz, Lukovë-Bunec dhe Ura e Kranës Syri i Kaltër. Por rruga është pastruar.

Ndërkohë në rrugën e Dardhës drejtuesit e mjeteve rekomandohen që të qarkullojnë me zinxhirë nga kilometri i 6 deri në kilometrin e 12.

Gjendja e akseve kombëtare:

Gjatë natës kanë vazhduar reshjet në të gjithë territorin🌧🌨 por pa sjellë probleme të mëdha me qarkullimin 🚖

👉Vazhdon qarkullimi normal në të gjitha akset kombëtare.

Rënia e materialeve në segmentet: Ura e Kranës Syri i Kaltër, Lukovë-Bunec, Librazhd-Elbasan, në Kalimash km 107 dhe Shkopet-Ulëz është mbajtur gjithe kohën nën kontroll, për të mos sjellë probleme në qarkullim.

🚧Në rrugën e Dardhës në orët e para të mëngjesit, për shkak të temperaturave të ulëta rekomandohet që  nga km 6 deri në km 12 të qarkullohet me zinxhirë🚘

⚠️Kontraktorët janë në gadishmëri për përballimin e çdo situate që mund të paraqitet.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *