A keni takuar ndonjëherë një 9-vjeçar që fiton 560 herë më shumë se paga mesatare e një amerikani? Po të ia bënit këtë pyetje njerëzve rreth 15 vjet më parë, mesiguri do të fillonin të qeshnin.
Por në 2020-ën është pikërisht një fëmijë ai që ka fituar më shumë para nga YouTube.
Revista Forbes publikon një raport vjetor mbi fitimet më të larta në Yutube, dhe për vitin 2020, fitues del Ryan Kaji. Hera e dytë radhazi që ky vogëlush kryeson këtë listë.
Djali 9-vjeçar ka fituar gati 30 milionë dollarë në vitin 2020 përmes kanalit të tij në YouTube, të quajtur “Ryan World”.
Kush është Ryan Kaji?
Ryan Kaji filloi të bënte video në YouTube në vitin 2015 kur ishte vetëm katër vjeç. Sot, Ryan së bashku me familjen e tij, drejtojnë nëntë kanale në YouTube. Por ‘Ryan Ëorld’ mbetet më i popullarizuari me 27.7 milion abonentë. Përveç kanaleve angleze në YouTube, ato kanë gjithashtu kanale spanjolle dhe japoneze.
“Ai është i famshëm për të ashtuquajturat video unboxing, në të cilat bën reveë për lodra të ndryshme. I vogli ka një linjë me lodra, çanta shpine, pastë dhëmbësh, etj- në Target, Amazon dhe Ëalmart nga të cilat fitoi 200 milion dollarë vitin e fundit.”-shkruan Forbes.
Ryan Kaji fitoi 29.5 milion dollarë nga kanali i tij në YouTube dhe gjithashtu, rreth 200 milion dollarë nga lodrat dhe veshjet e markës Ryan World. Sipas raporteve të medias, ai gjithashtu nënshkroi një marrëveshje të pazbuluar, por me gjasë shumë milionëshe për seritë e tij televizive në Nickelodeon.
10 më të paguarit në YouTube në 2020-ën:
- Ryan Kaji – 29.5 milionë dollarë
- Mr Beast – 24 milionë dollarë
- Dude Perfect – 23 milionë dollarë
- Rhett And Link – 20 milionë dollarë
- Markiplier – 19.5 milionë dollarë
- Preston Arsement – 19 milionë dollarë
- Nastya – 18.5 milionë dollarë
- Blippi – 17 milionë dollarë
- David Dobrik – 16 milionë dollarë
- Jeffrey Lynn Steininger – 15 milionë dollarë