Reshjet e shumta dhe me intensitet të lartë kanë sjellë fryrjen e Osumit i cili ka dalë nga shtrati në zonën e Veterikut.
Si pasojë e daljes nga shtrati janë përmbytur edhe dhjetëra hektarë me të mbjella.
Banorët e zonës theksojnë se lumi Osum ju ka shkaktuar dëme duke përmbytur tokat dhe si pasojë e përmbytjes, ju rrezikohen dhe të mbjellat e stinës. Brahim Betja, fermer i zonës, shprehet se nën ujë ka rreth 7 dynym tokë.
“Nëse toka do vazhdojë të qëndrojë e zaptuar nga uji, na rrezikohen të mbjellat, deri tani nga pushteti lokal nuk na është afruar njeri. Kërkojmë që pushteti lokal të na ndihmojë”, tha ai për Vizion+.