Vendosni fjalën kyçe....

Përgjimet ndaj Ndranghetas-Ambasadori italian: Gjyqtarët të bëjnë punët e tyre


Ambasadori i Italisë në Shqipëri ka reaguar lidhur me përgjimet ndaj Ndranghetas në të cilat përmenden edhe emrat e politikanëve shqiptarë.

Në një postim në Tëitter Fabrizio Bucci thotë se duhet mbështetur drejtësia dhe të lihet në paqe në punën e tyre pasi u përket atyre të dallojnë faktet nga fjalët.

Italia është e do të jetë gjithmonë, përkrah institucioneve të Republikës së Shqipërisë në luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar. Mbështetje maksimale autoritetit gjyqësor shqiptar për shqyrtimin e plotë të çdo episodi të korrupsionit apo të paligjshmërisë, nga cilido qoftë kryer dhe prej ngado rrjedh. Le t’i lemë gjyqtarët të kryejnë në paqe punën e tyre, me qetësi e në mënyrë të pavarur. U përket atyre të dallojnë faktet nga fjalët. Polemikat e padobishme e të instrumentalizuara asnjëherë nuk ndihmojnë në verifikimin e së vërtetës. Të gjithë duhet të angazhohen në luftën ndaj krimit dhe korrupsionit përmes sjelljeve të duhura. Kush do ta bëjë këtë do të ketë përherë mbështetjen e Italisë”- tha Bucci.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *