Shirat e dendur të ditëve të fundit kanë shkaktuar sërish probleme teksa ende nuk janë zhdukur pasojat e përmbytjeve të pak ditëve më parë.
Më të prekura janë qarqet e Shkodrës, Lezhës, Kukësit e Durrësit. Në Shkodër, qindra hektarë tokë janë përmbytur dhe janë nën pushtetin e ujit.
E njëjta situatë paraqitet në Lezhë dhe disa zona të qarkut Durrës, si në Fushë Krujë e Shijak. Ndryshe paraqitet situata në veri të vendit, ku reshjet e dendura të dëborës kanë bllokuar mijëra familje në Tropojë e Malësi të Madhe.
Zonat të tëra kanë mbetur pa energji elektrike ndërsa po punohet për rikthimin e saj pavarësisht kushteve tejet të vështira atomosferike.