Vendosni fjalën kyçe....

Pesë të vrarë nga të shtënat në SHBA, mes tyre një grua shtatzënë


Pesë persona, mes të cilëve edhe një grua shtatzënë, janë qëlluar për vdekje të dielën brenda një shtëpie në Indianapolis në SHBA.

Të shtënat fatale ndodhën rreth orës 4 të mëngjesit, shkruan CNN. Në fillim policia zbuloi një të mitur të plagosur e ndërsa hetonin per ngjarjen zbuluan një shtëpi afër brenda të cilës kishte katër të rritur të tjerë të vdekur.

Shefi i Policisë Randal Taylor tha se këto ishin “të shtënat më të mëdha të viktimave masive të Indianapolis në më shumë se një dekadë”.

Zëdhënësi i policisë së qytetit, Shane Foley tha se të gjithë personat në shtëpi u gjetën të vdekur: Kezzie Childs, 42-vjeç, Raymond Childs, 42-vjeç, Elijah Childs, 18-vjeç, Rita Childs, 13-vjeç dhe Kiara Haëkins, 19-vjeç. Kjo e fundit ishte shtatzënë.

Ndërkohë i mituri i gjetur i plagosur besohet se do të shpëtojë.

Policia beson se të shtënat vdekjeprurëse nuk ishin të rastësishme, por ishin një sulm i shënjestruar i kryer nga një sulmues ose disa sulmues.

“Por ajo që pamë këtë mëngjes ishte një lloj tjetër e keqeje. Ajo që ndodhi këtë mëngjes, bazuar në provat që janë mbledhur deri më tani, ishte vrasje masive.”-tha shefi i policisë.

Kryebashkiaku Joe Hogsett i quajti të shtënat “vrasje masive” dhe tha se një individ ose individë kishin sjellë “terror në komunitetin tonë”. Ai tha se kishte kontaktuar zyrtarë të FBI-së, zyrën lokale të Avokatëve të SHBA-së dhe agjencitë e tjera të zbatimit të ligjit për ndihmë në hetimin e të shtënave.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *