Vendosni fjalën kyçe....

Protesta në mbarë Holandën kundër kufizimeve covid, qindra të arrestuar në mbarë vendin


Qindra persona janë arrestuar në Holandë pas disa protestash kundër masave covid në mbarë vendin.

Qindra protestues në qytetet e vendit, përfshirë Amsterdamin dhe Eindhovenin dolën në rrugë kundër masave të reja për të frenuar përhapjen e koronavirusit.

Policia përdori makinat ujëhedhëse ndërsa demonstratat u kthyen në trazira pasi disa automjete u dogjën dhe dyqanet u plaçkitën.

Në një deklaratë, policia holandeze tha se situata ishte veçanërisht e tensionuar në Venlo, Stein dhe Roermond dhe se ajo kishte ndërhyrë në përputhje me rrethanat.

Veçmas, policia e Amsterdamit tha se 190 vetë u arrestuan, me 27 persona ende në arrest policie, duke përfshirë 7 të mitur, sipas medias shtetërore NOS.

Holanda më 12 janar zgjati kufizimet e bllokimit deri të paktën 10 shkurt për shkak të një varianti të ri të virusit që thuhet të jetë më ngjitës dhe ndoshta më vdekjeprurës.

Kufizimet u shtrënguan më tej në 23 janar me zbatimin e një shtetrrethimi natën në të gjithë vendin (midis orës 21:00 dhe 4.30 të mëngjesit me kohën lokale), e para që nga Lufta e Dytë Botërore.

Njerëzit këshillohen të qëndrojnë në shtëpi dhe të shkojnë vetëm jashtë për të blerë gjëra të domosdoshme, për të marrë kujdes mjekësor për të shkuar në punë ose shkollë nëse puna ose mësimi në distancë nuk është i mundur.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *