Bashkia e Shkodrës ka publikuar informacionin zyrtar pas reshjeve të dendura të mbrëmjes së kaluar, që kanë rikthyer përmbytjet në këtë qark.
Përmes një njoftimi për mediet bëhet me dije se ka një rritje të nivelit të ujit në hidrovore ndërsa një sipërfaqe prej 1330 hektarësh ndodhet nën pushtetin e ujit.
Ndërkohë rruga e Obotit që është dhe zona më problematike, është e kalueshme vetëm me mjete të larta.
Bashkia e Shkodrës kërkon ndërhyrjen e Drejtorisë së Ujitjes dhe Kullimit në Lezhë të ndërhyet për marrjen e masave për pastrimin e “përroit të kufirit” Muriqan, në njësinë administrative Ana e Malit.
Po ashtu kërkohet mbështetje me rezerva ushqimore për gjënë e gjallë.
Situata e përmbytjeve:
Nga monitorimi periodik në terren ditën e sotme datë 25.01.2021, ora 08.30, situata e përmbytjeve në terren vazhdon të jetë si më poshtë:
- Hidrometri në Dajç në orën 08.30, shënon kuotën 6.35m. (Kuota max 6.30 m). Në krahasim me raportimin e ditës së djeshme kemi rritje të nivelit të ujit me 60 cm.
- Hidrometri i Liqenit të Shkodrës në orën 08.30, shënon kuotën 8.58 m. (Kuota max 8.70 m). Në krahasim me raportimin e ditës së djeshme kemi rritje të nivelit të ujit me 40 cm.
- Hidrometri i lumit Drin në orën 08.30, shënon kuotën 7.15m. (Kuota max 7.50 m).Në krahasim me raportimin e ditës së djeshme kemi rritje të nivelit të ujit me 75 cm.
- Lumit Kir ka prurje të shumta.
Bashkia Shkodër
Siperfaqe totale e përmbytur 1330 Ha
- Tokë e pakultivuar 398 Ha
- Foragjere të dyta, jonxhe 890 Ha
- Grurë 25 Ha
4.Dekorative 10 Ha
5.Pemtore 7 Ha
Nj.A. Ana e Malit
- Rruga e Obotit është e kalueshme vetëm me mjete të larta. Niveli i ujit mbi rrugë arrin rreth 85 cm.
- Ujësjellësi Oblika 1,si pasojë e përmbytjeve është jasht funksionit.
- UKSH Vazhdon të furnizojë me ujë të pishëm banorët e fshatit Oblikë
- Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 850Ha, kryesisht në fshatrat Obot, Muriqan,Oblikë
- Tokë e pakultivuar 220 Ha
- Foragjere të dyta, jonxhe 610 Ha
- Grurë 15 Ha
- Pemtore 5Ha
Nj.A Dajç
1.Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 450 Ha, kryesisht në zonën e quajtur “Këneta e Dajçit” (fshatratMushan,Shirq,Suka-Dajç, Darragjat), nga të cilat :
- Tokë e pakultivuar 170 Ha
- Foragjere të dyta, jonxhe 260 Ha
- Grurë 10 Ha
- Decorative 10
Nj.A.Velipojë
Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 20 Ha.Kryesisht fshatrat Baks i RI, Luarz.
- Tokë e pakultivuar 5 Ha
- Foragjere të dyta, jonxhe 15 Ha
Nj. A. Guri i Zi
Vazhdon gerryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Mali i Vukatanit, fshati Ganjollë.
Nj.A.Bërdicë
Vazhdon gërryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Harku i Bërdicës, fshati Bërdicë e Sipërme.
Nj.A.Rrethina
Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 10 Ha, në fshati Zues (tokat në fushen e Oblikës)
- Tokë e pakultivuar 3 Ha
- Foragjere të dyta, jonxhe 5 Ha
- Pemtore 2 Ha
-Kërkohet që nga Drejtoria e Ujitjes dhe Kullimit Lezhë të ndërhyet për marrjen e masave për pastrimin e “përroit të kufirit” Muriqan në Nj.A Ana e Malit.
-Kërkohert mbeshtetje me baze ushqimore për gjënë e gjallë (koncentrat) përNJ. A. Ana e Malit dhe Dajç, sipas kërkesës të bërë nga Bashkia Shkodër me nr.689 prot, datë.14.01.2021.