Vendosni fjalën kyçe....

Shkencëtarët koreano-jugorë pretendojnë se kanë gjetur “eliksirin” e rinisë që shëron qelizat


Shkencëtarët në Institutin e Përparuar të Shkencës dhe Teknologjisë Korea (KAIST) kanë zbuluar një mënyrë për t’i bërë qelizat e lëkurës ‘të rriten të reja’.

Ata pretendojnë se teknika mund të përdoret për të ‘frenuar procesin e plakjes dhe për të parandaluar sëmundjet që lidhen me plakjen dhe për të zgjatur jetën’.

Duke folur për RT nga Universiteti KAIST, Profesori Këang-Hyun Cho, shkencëtari kryesor në studim, tha se të shikosh lëkurën e rijetësuar në laborator ishte ‘dramatike’ dhe shtoi se teknika e zbuluar rishtas ‘vlen jo vetëm për lëkurën e njeriut por edhe për tërë trupin tonë’.

Profesor Cho e përshkroi teknikën e tij të sapo zhvilluar si ‘hapjen e derës për një brez të ri që percepton plakjen si një fenomen biologjik të kthyeshëm’.

Ai mbështetet në përdorimin e frenimit kimik dhe ndërhyrjes në gjen për të ‘fikur’ një molekulë që i bën qelizat të plaken. Studiuesit ishin në gjendje të ‘ringjallnin’ qelizat e lëkurës në laborator dhe të përtërinin aftësinë e tyre për t’u riparuar dhe ndarë në lloje më të reja të vetvetes.

Rezultatet treguan se funksionaliteti i përgjithshëm i indit të lëkurës u rigjenerua, duke i dhënë lëkurës një sasi të shëndetshme kolagjeni dhe fibrash elastike, duke hequr rrudhat.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *