Vendosni fjalën kyçe....

Taulant Balla: Eurodeputeti i përmendur në përgjimet e Ndrangheta-s është mik i Lulzim Bashës


Kryeministri Edi Rama mblodhi sot drejtuesit politik të 12 qarqeve në selinë e PS-së. Pas përfundimit të kësaj mbledhjeje, doli në një deklaratë për mediet numri 2 i kësaj force politike, Taulant Balla.

Ai tha se në mbledhje u diskutua për fushatën zgjedhore, pasi zgjedhjet po afrojnë.

Por mes të tjerash, ai foli dhe për përgjimet e anti-mafias italiane. Ai hodhi akuza ndaj kryeopozitarit Lulzim Basha, duke thënë se eurodeputeti që përmendet në përgjime është një mik i vjetër i tij.

“Unë ju e dini jam kryetar i delegacionit shqiptar në Parlamentin Europian dhe mund t’ju them me bindje të plotë që eurodeputeti që përmendet është mik i vjetër i Lulzim Bashës. Shkoni pyeteni atë, se e ka pritur në zyrë ai e ka takuar dhe në Bruksel, dhe në Romë.

Nëse hyni në këto historira, ata që janë përmendur realisht me emra i keni në Presidencë dhe miq të kryetarit të opozitës. Për të tjerat, duroni dhe dëgjoni.
Ajo që unë përshëndes është fakti që SPAK do të bëjë verifikime përkatëse dhe do duhet t’i shkoj deri në fund kësaj çështje, kjo është po hetohet nga drejtësisë fqinje”, tha Balla.

Ai e ka fjalën për eurodeputetin Lorenzo Cesa.

Ndërkohë lidhur me tematikën për të cilën u zhvillua mbledhja e sotme e PS-së, Balla tha se PS i ka pothuajse gati listat e kandidatëve për deputetë dhe se ky është një proces që po ecën shumë mirë.

 “Shtabi elektoral ka qenë në kontakt të vazhdueshëm edhe në takimet që raportohet vijueshmëria e fushatës si dhe përpërgatitjet për fitoren e 25 prillit dhe kjo e sotmja ishte një mbledhje raportuese, kemi hyrë në periudhën parazgjedhjeve dhe jemi të detyruar të respektojmë kodin zgjedhor .
Sot do mirëpresim delegacionin e ODHIR për të vazhduar komunikimin për zgjedhje të lira, se per ne është e rëndësishme që PD t’i pranojë rezultatet e zgjedhjeve.

Sa për pyetjen e procesit e të kandidaturëve biem dakord që PS ka bërë proces shumë planesh për këtë, jam krenar që kemi përmbyllur platformën ‘deputeti që duam’: ku u dhamë mundësi profesionistëve nga mësues, fermerë, të konkurrojnë dhe tashmë kemi arritur në një grup shumë të mirë, që kanë vendosur të jenë me ne, kjo ka qenë një pikë e diskutimeve të sotme.

Jam i sigurt se në të gjithë qarqet do kemi përfaqësues nga ky proces. kemi përmbyllur një proces tjetër, për të vlerësuar ekipin aktual të deputetve ku morëm feedback pozitiv, ku PS do diskutojë dhe listën përfundimtare.

Për shkak të dritares dhe mundësisë që ka ofruar kodi zgjedhor lista e kandidatëve do jetë uniformë në të gjitha qarqet, në shumë lista në shumë qarqe lista do ndryshojë për shkak të preferencës së qytetarëve.
Ne i kemi pothuajse gati, po po bëjmë konsultime që ta kemi sa më të përfaqësuar. Ku është një proces që po ecën shumë mirë”, deklaroi Balla.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *