Vendosni fjalën kyçe....

“Të shtëna nga Piramida, dritarja e kryeministrit e goditur me blindshpus dhe protestues të vrarë nga plumba rikoshet”- Versioni i Ndrea Prendit për 21 janarin


Ish-komandat i Gardës së Republikës së Shqipërisë, Ndrea Prendi në një intervistë për emisionin “Opinion” ka folur në lidhje me protestën e 21 janarit 2011, ku mbetën të vrarë 4 qytetarë para kryeministrisë.

Prendi thotë se për protestën e 21 janarit kishte marrë tre letra me shkrim nga departamenti kundër krimit të organizuar dhe krimeve të rënda, të cilat paralajmëronin situatën që mund të krijohej gjatë protestës.

Ish-komandat i Gardës letrat ishin dërguar nga Interpol gjermani,  Departamenti kundër krimit të organizuar si dhe kishin marrë informacion nga burime konfidenciale.

Nga departamenti kundër krimit të organizuar dhe krimeve të rënda kemi pasur letër me shkrim për këtë situatë. 3 letra me shkrim”-deklaroi ai.

Ai tregoi përmbajtjen e të treja letrave nga shërbimet e huaja.

Letra 1: Nga Interpol gjermani kemi patur informacion se: Sipas këtij mesazhi informohemi se organizata terroriste do të organizojnë sulme me lëndë kimike kundër institucionit të Presidentit dhe Kuvendit në disa vende të ndryshme të Evropës gjithashtu edhe instituionet homologe në Shqipëri.

Letra 2: Sipas informacionit që vjen nga burime konfidenciale informohemi se po përgatitet një atentat kundër kryeministrit të vendit. Kjo letër ka ardhur vetëm 2 ditë para datës së demostratës. Dhe për këtë do vinin snajpera dhe shqiptarë nga gjermania.

Letra 3: Departamenti kundër krimit të organizuar: Në lagjen nr. 1 dhe 2 në Tiranë po bëheshin përgatitje për lëvizje të paligjshme do të ketë djem të moshës 25 vjeç nga rrethet, disa me probleme me drejtësinë. Këta persona do te presin sinjalin për t’u futur në parlament. Më pas do të shkojnë pranë shtëpisë së Kryeministrit dhe do të presin aty derisa ai të vij në shtëpi. Më vonë në afërsi të Ambasadës Italiane do të jenë të parkuara 2 automjete me targa të huaja.

Më tej në vijim të intervistës ai sqaron edhe versionin e tij mbi 4 personat e vrarë gjatë protestës për të cilët thotë se plumbat që kanë shkuar në trupin e viktimave kanë qenë rikoshet.

Janë verifikuar sipas gjykatës dhe janë konsideruar edhe nga të tjerë rikoshetë, mund të jenë edhe aksidentale nuk e përjashtoj”-deklaroi ai.

Më tej ai zbuloi edhe një version tjetër se mbi gardën e Republikës ka pasur të shtëna me armë edhe nga maja e piramidës.

“Kur nisën të shtënat unë kam qenë brenda. Kam dalë jashtë dhe kam parë që kishte një sulm të fortë me gurë nga protestuesit. Në atë kohë është hapur zjarr nga maja e Piramidës. Koha ka qenë afër muzgut. Atëherë ka pasur edhe shumë protestues që ishin futur brenda rrethimit. Në atë kohë jemi qëlluar nga ana e Piramidës me gurë dhe molotov dhe ka qenë ish-komandanti i njësisë speciale në krye të tyre”– tha Prendi në Opinion.

Më tej Prendi pohoi se dritarja e zyrës së Kryeministrit është qëlluar me plumb blindshpues, duke qenë se ishte një dritare e blinduar.

Para se të fillonte zjarri unë isha brenda në Kryeministri, dhe dola tek shkallët, aty pash një breshëri gurësh nga piramida dhe nga demostruesit nga maja e piramidës kam parë hapje zjarri.

Është e vështirë të qëllosh dritaren e punës së kryeministrit sepse është e blinduar. Kjo lloj goditje dyshohet se është qëlluar me plumb blindshpuesh. Kjo dritare i ka kaluar Prokurorisë për hetim dhe nuk ka patur asnjë hetim. Në dyshimin tim si specialist ajo është goditur me plumb blindëshpues”-deklaroi ai.

Pjesë nga intervista:

Gazetari: Ju keni qenë komandat i Gardës se Republikës me gradën Gjeneral në 21 janar 2011, si e shihni 10 vite me pas këtë ditë?

Ndrea Prendi: Ajo ngjarje ka lënë gjumë tek unë sepse ka patur 4 viktima për të cilat unë kam shprehur ngushëllimet e mia dhe kam ndjerë dhimbje, por në atë ditë ka patur dhunë kundrejt institucioneve të shtetit.

Gazetari: A ndjeni përgjegjësi personale apo përgjegjësi morale për këtë ngjarje? Ju jeni dënuar nga Gjykata e Lartë a ndjeni përgjegjësi personale?

Prendi:E kam konsideruar si ngjarje të dhimbshme por edhe të rrezikshme që nuk duhet të kishte ndodhur, sepse Garda nuk duhet të ishte aktivizuar dhe protesta s’duhet të ishte në ato përmasa.

Gazetari: Një nga gjërat thelbësore për të cilën është folur është fakti që të 4 viktimat janë qëlluar jashtë perimetrit sigurisë të kryeministrisë…

Prendi: Në lidhje me këtë dua të sqaroj diçka. Nëse mund t’i referohemi skemës që ka Garda e Republikës për zonën e sigurisë së lartë, në këtë skemë Kryeministria nuk është objekti. Ajo është rrethimi prej kangjellave të hekurit dhe kalimit i tyre për Gardën është ngjarje e jashtëzakonshme. Dhe zona portokalli në momentin që ka trazira si 21 Janari kthehet në zonë të kuqe.

Gazetari: Çfarë mbron Garda?

Prendi: Unë kam shumë pikëpyetje nëse ata janë të vrarë nga Garda apo jo.

Gazetari: Ç’domenthënë, njëra nga vrasjet është vërtetuar, madje dy prej vrasjeve sipas gjykatës kanë autor.

Prendi: Janë verifikuar sipas gjykatës dhe janë konsideruar edhe nga të tjerë rikoshetë, mund të jenë edhe aksidentale nuk e përjashtoj.

Gazetari:  Janë plumba të Gardës së Republikës.

Prendi: Ajo është çështje e prokurorisë pastaj. Dua të them që Garda në këtë skemë që paraqita është një strukturë që vepron në zonë me siguri të lartë. Garda e Republikës nuk ka patur përplasje me protestuesit.

Gazetari: Kur aktivizohet Garda e Republikës?

Prendi: Vetëm pasi cenohet institucioni shtetëror

Gazetari:Kishit informacione që mund të kishte probleme?

Prendi:Etiketimi për atë që po ndodhte ishte demostrata, e cila jepte një impakt më të dhunshëm. Eksponent të opozitës në atë kohë në media të ndryshme bënin thirrje për dhunë dhe viktima.

Pjesë nga intervista  

GAZETARI: Garda e Republikës ka hapur zjarr dhe njëri prej anëtarëve të Njësisë Speciale ka thënë që urdhri ka ardhur në radio për të hapur zjarr, kush e ka dhëë këtë urdhër?

PRENDI: Nëse e keni fjalën për zotin Malaj, ai meqë e ka thënë që ka dëgjuar që dikush i ka thënë urdhër për hapjen e zjarrit është mirë që të thotë edhe emrin kush ka qenë.

GAZETARI: Kush e jep komandën për të hapur zjarr?

PRENDI:Komandën e jep ligji për Gardën e Republikës, neni 25 i saj për përdorimin e armës së zjarrit.

GAZETARI: Të 3 personat kanë hapur zjarr njëkohësit, sipas gazetarit Artan Hoxha gjë që lë të kuptohet që ishte e komanduar.

PRENDI: Unë kam shumë respekt për gazetarët por analiza e tyre është e pasaktë, sepse nuk e njohin Gardën dhe nuk i dinë deyrat e saj. Në momentin që Garda është goditur nga një mjet tip ”Benz”, dhe nëse nuk do të funksiononte ura anti terror e cila u dogj qëllimisht nga protestuesit, efektivët e Gardës do të ishin të shtypur nga automjeti dhe kjo do të ishte tragjedi.

Mbasi demostruesit shpërthyen derën e kryeministrisë e cila ishte e lidhur me zinxhirë, efektivët ishin nën zjarrin e shisheve molotov, mbasi dogjen vendrojen, atëherë Garda e Republikës ka hapur zjarr vetëm në ajër.

GAZETARI: Më momentin që automjeti ka goditur derën e kryeministrisë nuk ka ndërhyrë garda…

PRENDI: Mund ta sqaroj dhe këtë fakt, në momentin që ne kemi qenë pa mbrojtjen e policisë… I kemi kërkuar policisë të kap zonën e saj për të shpërndarë protestuesit ata janë shprehur se nuk mund të futen dot sepse nuk kishin pajisjet e duhura dhe kishin shume efektiv të lënduar.

Prej kësaj efektivët e Gardës kanë ruajtur pozicionin e tyre, kanë njoftuar protestuesit me megafon të mos hyni në kryeministri dhe më pas është hapur zjarr.

GAZETARI: A duhet të qëllonte garda sipas jush, sot 10 vite më pas të njëjtën bindje keni?

PRENDI:Para se të fillonte zjarri unë isha brenda në Kryeministri, dhe dola tek shkallët, aty pash një breshëri gurësh nga piramida dhe nga demostruesit nga maja e piramidës kam parë hapje zjarri.

GAZETARI: Më çfarë armë?

PRENDI: Atë nuk e di, koha ishte afër muzgut

GAZETARI: Ishte dhe një pretendim tjetër, që dritarja e Kryeministrit ishte e goditur me plumb?

PRENDI: Doja të vazhdoja pak këtë dhe rikthehem dhe aty. Në momentin që unë kam kthyer kokën majtas pashë derën e Kryeministrisë të shkatërruar, instiktivisht kam shkuar drejt zonës së nxehtë. Për habinë time ish-komandati i Gardës ishte mes protestuesve. I kam kërkuar me zë të lartë të dali jashtë sepse po shkelte rregullat. Jam qëlluar me molotov dhe kam dalluar ish-komandantin e Njësisë Special i cili ka qenë mbi 20 vite komandat i kësaj njësie.

GAZETARI: Një sulmi me gur mund t’i kthehesh me plumba?

PRENDI:Garda ka qenë mbi 5 orë në një sulm të vazhdueshëm me goditje vdekjeprurëse gurësh, nëse s’do kishim pajisje mes Gardës do kishte viktima. Ka pautur goditje me shishe molotov, kishim informacion që në turm ka njerëz të armatosur dhe do të hapej zjarr. Më pas është tentuar nga njerëzit në demostrat të hidhet lënë eksplozive drejtë Gardës së Republikës.

GAZETARI: Ku ishte lënda eksplozive, nuk e kemi parë[checklist][/checklist]…molotov?

PRENDI: Jo jo lëndë ekspolozive ushtarake. Një nga demostruesit, madje ishte femer, e ka ndaluar demostruesin tjetër për ta hedhur. Kemi patur goditje të dritares së Kryeministrit.

GAZETARI: Për dritaren e Kryeministrit e keni marr vesh të nesërmen?

PRENDI: Jo unë e kam marr vesh atë ditë…është e vështirë të qëllosh dritaren e punës së kryeministrit sepse është e blinduar. Kjo lloj goditje dyshohet se është qëlluar me plumb blindshpuesh. Kjo dritare i ka kaluar Prokurorisë për hetim dhe nuk ka patur asnjë hetim.

GAZETARI: Jeni i bindur që ka qenë me plumb blindshpuesh?

PRENDI: Në dyshimin tim si specialist ajo është goditur me plum blinshpues… Qendrueshmëria e forcave të Gardës ka bërë të mundur që avancimi të mos përparonte. Si rezultat i kësaj pengese demostruesit janë detyruar të sulmojnë me mjet për të na shtypur neve dhe të avancojnë brenda.

I ndodhur në krah të një gardisti i cili kishte marr pozicionin për të qëlluar ndaj shoferit të automjetit , instikitvisht i kam vënë dorën mbi sup dhe i kam thënë mos. Nëse do qëllohej mbi automjet do kishte shumë të lënduar. Në atë moment kemi menduar se mos ndoshta mjeti do të jetë i mbushur me eksploziv dhe shpërthimi do të ishte katastrofë/Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *