Në një kohë kur na ndajnë 3 muaj nga zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, Lëvizja Socialiste për Integrim po prezanton programin e saj politik.
I pari e mori fjalën ish-deputeti, Edmond Haxhinasto.
Ai tha se ky program që do prezantohet sot, synon qëndrueshmëri dhe jo një zgjidhje momentale.
“Në planin tonë nuk ka dhe nuk do të ketë zgjidhje momentale, populiste apo klienteliste si mazhoranca, por zgjidhje që synojnë qëndrueshmëri, kështu janë dhe propozimet tona për tërheqjen e investimeve. Shumë nga propozimet tona janë vizionare, i shërbejnë ndreqjes së gabimeve, por krijojnë edhe perspektivë.
Programi ynë synon të eliminojë qeverisjen e trukuara e buxheteve fasadë dhe të bëjë matësin e vetëm koston e jetesës. Rritja e borxhit publik, s’do jetë pjesë e këtij programi.
Programi ynë parashikon uljen e kostos së qytetarëve, duke shtuar më tej zhvillimin e industrisë ushqimore, rritjen e prodhimit vendas që të hanë më mirë e më lirë. Synim është kthimi i besimit te mirëqeverisja. Kanë efekte të menjëhershme, jo premtime për kohën e ardhshme”, deklaroi Haxhinasto.
Ndërkohë drejtuesja e LSI-së Monika Kryemadhi, gjatë fjalës së saj deklaroi se ky program fokusohet në disa pika kryesore punësimi, rinia, arsimi dhe bujqësia:“Ne si LSI e kemi tashmë të gatshëm dhe prezent programin tonë. Kemi një program që ka në thelb punësimin, një punësim të mirëpaguar, rimëkëmbjen e ekonomisë, arsim për brezin e ri, ku rinia duhet të jetë konkurruese me vendet fqinjë, pse jo në gjithë botën”.
Megjithatë prioritet sipas saj mbetet punësimi i të rinjve: “Kemi një program që ka në synim punësim me paga të larta. Është koha për ndryshim. Ne prezantojmë prioritetet tona. LSI ka hartuar politika specifike për të ulur koston e jetesës dhe për të rritur standartin. Politikat e LSI-së janë të drejtëpërdrejta. Punësimi dhe ekonomia është prioritet i panegociuseshëm për ne. Të gjithë e mbajnë mend premtimin për hapjen e 300 mijë vendeve të punës (premtim i PS). Ne synojmë punësimin e të rinjve dhe profesionistëve. Kemi rënë dakord me taksën e sheshtë 9% me PD-në. E kemi parë formalizimin e ekonomisë si një bashkëpunim me biznesit dhe sheshit.”