Vendosni fjalën kyçe....

U bë meme pas inaugurimit të Bidenit, Bernie Sanders “i lumtur” sepse do mbledhë miliona dollarë për bamirësi


Senatori amerikan Bernie Sanders, nuk është aspak i mërzitur që fotoja e tij gjatë inaugurimit të Joe Bidenit si president, u kthye në meme dhe u bë virale në rrjet.

Përkundrazi, ai thotë se është i lumtur pasi kjo mund të ndihmojë në mbledhjen e miliona njerëzve për bamirësi.

Memet që qarkulluan javën e kaluar të Bidenit, u përqendruan në dorashkat e thurura prej leshi, që ai kishte veshur.

I pyetur nga CNN të dielën nëse ai po i shijonte meme-t po aq sa pjesa tjetër e botës, 79-vjeçari buzëqeshi dhe tha se ishte shumë i lumtur që dorashkat e tij të punuar me dorë, mund të shndërroheshin në ar për amerikanët në nevojë.

“Jo vetëm që jemi duke u argëtuar, por ajo që po bëjmë këtu në Vermont është që ne do të shesim bluza dhe triko në të gjithë vendin, dhe të gjitha paratë që do të mblidhen – të cilat unë pres që do të jenë disa milionë dollarë- do të shkojnë në programe si ‘Meals on Wheels’, që ushqejnë të moshuarit me të ardhura të ulëta.”- tha Sanders, citon Reuters. “Pra, në të vërtetë rezulton të jetë një gjë e mirë, dhe jo vetëm një gjë zbavitëse.”

Mësuesja e Vermontit, Jen Ellis tha në Twitter se ajo i dhuroi senatorit Sanders një palë dorashka, të cilat ajo i kishte thurur vetë dy vjet më parë.

Sanders u dallua në ceremoninë e inaugurimit të Bidenit, pikërisht për shkak të këtyre dorashkave.

“Jam i bindur se Senatori Sanders do të ishte veshur saktësisht njëlloj në inaugurimin e tij po të kishte fituar.”– tha një komentues në Twitter.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *