Vendosni fjalën kyçe....

Atentat ndaj Marjon Mitros në Vlorë, i dyshuar si ish-anëtar i bandës së vrasësve me pagesë të Julian Sinanajt


Një person është plagosur me armë zjarri paraditen e sotme në Vlorë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur sot rreth orës 10:00, ku në spitalin rajonal të Vlorës është paraqitur i plagosur vetë shtetasi Marjon Mitro.

Ai ka marrë një plumb në këmbë por raportohet se gjendja e tij është e mirë. 

Ndërkohë policia thotë se ka gjetur një makinë të djegur “Land Rover”, i cili paraprakisht dyshohet se mund të jetë i autorit të ngjarjes.

“Sot, rreth orës 10:00, në spitalin e Vlorës, ka shkuar i plagosur (dyshohet me armë zjarri, në rrethana ende të paqarta), shtetasi M. M., banues në Vlorë, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Gjatë krehjes së zonës, në aksin rrugor Vlorë- Selenicë, nga shërbimet e Policisë është konstatuar duke u djegur një automjet i braktisur i markës “Land Rover”, i cili paraprakisht dyshohet se mund të jetë i autorit të ngjarjes.

Vijon krehja e zonës nga shërbimet e DVP Vlorë, për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Grupi hetimor, në bashkëpunim me Prokurorinë, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”- njofton policia.

I plagosuri sot në Vlorë nuk është një emër i padëgjuar për drejtësinë. Marjon Mitro, ka qenë i arrestuar më parë për akuzën e “Akteve Terroriste” dhe se ishte anëtar i bandës së vrasësve me pagesë të Julian Sinanajt.

Mitro dyshohet se ka shërbyer si nyje lidhëse mes biznesmenëve dhe vrasësit famëkeq me pagesë Julian Sinanaj, e po ashtu edhe se porositi atentatin që mbeti në tentativë ndaj prefektit të Vlorës Besnik Dervishi. Gjithashtu Marjon Mitro i dënuar me 8 vite burgim në grupin e tritolit në Vlorë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *